Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit kërkon vëzhgues dhe analistë për zgjedhjet e ardhshme lokale

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit shpall 2 thirrje në lidhje me zgjedhjet e ardhshme lokale, transmeton 360 shkallë.

Thirrja e parë ka të bëjë me regjistrimin e vëzhguesve të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021. Bëhet fjalë për punësimin e 50 vëzhguesve. Kandidatët e interesuar nuk duhet të jenë anëtarë të asnjë partie politike, gjatë fushatës zgjedhore të mos jenë të angazhuar me punë, të kenë patentë shoferi të kategorisë B, të kenë në dispozicion një automjet. Në këtë link mund të gjinden të gjitha detajet që lidhen me këtë thirrje për të cilën afati i aplikimit është 31 gusht 2021.

Thirrja e dytë e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit  është për aplikim për analistë të të dhënave dhe informacionit të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021. Bëhet fjalë për punësimin e 5 analistëve. Kandidatët e interesuar duhet të jenë të diplomuar në ekonomi ose të kenë një diplomë nga fusha e ekonomisë, të dinë të punojnë në excel dhe word, të mos jenë anëtarë të ndonjë partie politike, gjatë procesit zgjedhor mos të jenë të angazhuar me punë dhe të kenë njohuri themelore për punën e partive politike dhe fushatat e zgjedhjeve. Në këtë link mund të gjeni të gjitha detajet që lidhen me këtë thirrje për të cilën afati i aplikimit është 31 gusht 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button