Pa certifikata nuk ka hyrje në objekte të mbyllura, nga MPB thanë se  deri tani nuk nuk ka denoncime për certifikata të rrejshme

Qytetarët pa certifikatë nuk pranohen nëpër qendra tregtare. Njëri prej tyre ishte 67 vjeçari Mile. Ai është i vaksinuar por e kishte harruar certifikatën në shtëpi, dhe nuk u lejua të hyj në treg. Në rrjetet sociale tashmë ka qytetarë të cilët kërkojnë apo bëjnë certifikata të rrejshme, por Inspektorati i tregut deri më tani nuk ka konstatuar se ndonjë prej qytetarëve posedon certifikatë të rreme. As në MPB deri tani nuk ka asnjë denoncim për certifikatë të rrejshme. shkruan TV 21, transmeton Portalb.mk.

“E harrova në shtëpi. Por jam i vaksinuar me dy doza në Poliklinikën Bukuresht. Çfarë do të bëni tash? Do të hidhem në Vardar. Çfarë të bëj. Unë nuk shkoj në lokal, unë po shkoj në treg”, tha Stevo Milinski.

Sigurmi nuk e lejoi të hyj brenda, ndërsa ai i revoltuar u largua.

“Tash duhet të kthehem në shtëpi deri në Kozle, duhet të shkoj deri te stacioni i autobusëve, fatmirësisht e kam këtë kartelë të pensionistëve dhe me atë do të shkoj, çfarë të bëj”, shtoi Stevo Milinski

Edhe disa të rinj nga Shtipi nuk u lejuan të hynë brenda.

“Dihet se përse nuk na lejuan. Për shkak të certifikatës”, tha një qytetar.

Të gjithë qytetarët që nuk kishin certifikatë se janë të vaksinuar nuk u lejohej hyrja në qendrat tregtare.

Ata qytetarë të cilët kishin certifikatë të vaksinimit lirshëm hynin në qendrat tregtare. Sigurimi në hyrje i kontrollonte.

Disa qytetarë mendojë se masat janë vonuar.

“Nuk ndjehem i kufizuar. Por masat janë të vonuara, tash kemi mbi 1000 raste. Pas dasmës, tupana”, tha një tjetër qytetar.

 “Do të duhet të vendosen edhe masa më restriktive pasi që vërtetë pandemia po kosit. Kjo është qëndrim mbi partiak pasi që në të gjitha qendrat tregtare mbizotëronte kaosi”, deklaroi një qytetar tjetër.

Në rrjetet sociale tashmë ka qytetarë të cilët kërkojnë apo bëjnë certifikata të rrejshme, por Inspektorati i tregut deri më tani nuk ka konstatuar se ndonjë prej qytetarëve posedon certifikatë të rreme.

“Deri më tani, nuk kemi konstatuar që ndonjë prej qytetarëve të ketë dorëzuar një certifikatë të rreme. Në bazë ditore bëhen 400 inspektime në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në 24 orët e fundit prej momentit që u miratuan ndryshimet e protokolleve, nuk është regjistruar asnjë shkelje nga ana e inspektoratit. Ne jemi vazhdimisht në terren”, thanë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

As në Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk ka asnjë denoncim për certifikatë të rrejshme. Por nëse kapet një qytetarë me certifikatë të rreme do të dënohet deri me 3 vite burg.

“Bëhet fjalë për vepër penale. Nëse flasim për certifikatë të falsifikuar për vaksinim, sipas nenit 378, gjegjësisht falsifikim të dokumenteve.  Dënimi mund të jetë në të holla por edhe me burg deri 3 vite sipas Kodit Penal”, tha Suzana Talevska nga MPB.

Përveç për të hyrë nëpër qendra tregtare të mbyllura, vërtetim për vaksinim qytetarët duhet të kenë edhe për bastore, kazino, dasma, ditëlindje, koncerte, seminare, trajnime, konferenca, ngjarje kulturore dhe sportive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button