Bujar Osmani: Evakuohen edhe shtetasit e fundit të RMV-së nga Afganistani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nëpërmjet rrjetit të tij social Facebook informoi se të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut evakuohen në mënyrë të sigurt nga Afganistani, transmeton Portalb.mk.

“Të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut evakuohen në mënyrë të sigurt nga Afganistani. 39 nga qytetarët tanë janë në Swindon, Britani e Madhe dhe kthehen sonte për Shkup, ndërsa në Oslo, Norvegji janë 7 qytetarë tanë nga ku pas disa ditësh karantinë, sipas rregullave epidemiologjike të vendeve, ata do të dërgohen në shtëpi. 27 qytetarë tanë janë në bazën ushtarake amerikane në Doha, Katar, dhe po bëhen përpjekje shtesë si me autoritetet e Katarit ashtu edhe me administratën amerikane për t’i referuar ata në Shkup sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Bujar Osmani.

Osmani shtor se Ministria e Punëve të Jashtme shpreh mirënjohjen për aleatët dhe përfaqësuesit e tyre në Kabul, të cilët kanë bërë përpjekje të mëdha për evakuimin e sigurt të qytetarëve të gjetur në Afganistan.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button