Kryeministri pa diplomë, Ahmeti ministër i punëve të jashtme

Sllobodan Najdovski, kolumnë-“ Diplomë jovalide e kryeministrit”, Utrinski Vesnik
Kryeministri është një nga të rrallët në kabinetin e qeverisë i cili është shkolluar në universitetet e Maqedonisë, më saktë, në Prilep, ndërsa ka magjistruar në Universitetin e Shkupit. Vallë diploma e tij është jovalide për shkak se është marrë në provincë të shtetit?

Aleksandar Srbinovski- koment-“ Ministri alternativ i puneve të jashtme Ali Ahmeti”, Nova Makedonija
Lideri i BDI-së me siguri tani kërkon mundësi në bisedimet për emrin që të fut ndonjë reformë sipas cilës emri i shtetit duhet ti përfaqësojë të gjitha kulturat, etnikumet dhe religjionet dhe trashëgimitë në vend. Kjo qenka luftë e sinqertë për ruajtjen e emrit kushtetues?

Erol Rizaov, kolumnë- “Miku i vjetër Zhelju Yhelev”, Utrinski Vesnik
Edhe Rusia, edhe Amerika , Kina, Bullgaria, edhe Turqia e edhe 130 shtete e njohën pavarësinë e Maqedonisë sepse ashtu kërkojnë interesat e tyre, si që kërkojnë edhe interesat e atyre që akoma nuk e njohin.

Toni Naunovski, kolumnë- “Ata krijojnë pasqyra të shtrembëra për Maqedoninë”, Dnevnik
Pasqyra e parë konceptuale për Maqedoninë është- Maqedonas i përulur, i frikësuar, pa besim në të ardhmen kolektive, pa shpresë se gjërat do të përmirësohen.

Ilija Dimovski,kolumnë- “Çka do të thotë të jesh patriot?”, Dnevnik
Me brengosje po i përcjell deklaratat e fundit të liderit të ri të opozitës, i cili pa ndalesë për vete ose partinë e tij, na zbuloi se atyre nuk u shkon të jenë patriotë.

Sonja Hristovska, editorial- “Stilograf dhe bagerë”, Dnevnik
Situata që është aktuale në Çair është shembull për problemet që mundet ti sjellë një plan urbanistik. Komuna don të ndërton dhjetëra ndërtesa në bend ku tani ka parqe dhe gjelbërim, e qytetarët paralajmërojnë protesta.

Maja Tomiq, editorial- “Nuk ka fund për agoninë e humbësve”, Utrinski Vesnik
Është e qartë se zgjidhja për humbësit nuk është aspak e lehtë, por edhe nuk ka ndonjë kuptim që deri në pafund të zvarritet agonia e humbësve.

E martë, 18 qershor 2013, numër 58 /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button