Kosovë, mbi 2.100 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të mërkurën (18 gusht) se janë regjistruar edhe katër viktima nga koronavirusi i ri.

Bazuar në 10.258 mostra të testuara, pozitivë në koronavirus kanë dalë 2.110 persona. Kthyer në përqindje del se nga numri i testimeve 20 për qind kanë dalë pozitivë.

Aktualisht raste aktive në Kosovë janë 12.159. Sipas njoftimi, në 24 orëshin paraprak janë shëruar edhe 130 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 106.408.

Kosova e ka nisur procesin e imunizimit në muajin mars. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë 622.068 doza të vaksinës, transmeton REL.

Deri më 18 gusht 215.329 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Më herët, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka thënë se në spitalet e përgjithshme në Kosovë si dhe në klinikat për trajtim të koronavirusit, janë të shtrirë 575 pacientë, prej tyre 468 me koronavirus.

Sipas SHSKUK-së, 29 pacientë janë në gjendje të rëndë dhe 418 po trajtohen me oksigjenorapi.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka thënë të martën se më 18 gusht do t’i propozojë Qeverisë së Kosovës masa të reja për luftim të pandemisë, si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

Ai ka thënë se kufizimet e reja do të përfshijnë orar të kufizuar të bizneseve të gastronomisë, meqë shpërndarja më e madhe e virusit ka thënë të jetë pasojë e organizimeve në ambiente të mbyllura.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka thënë se rastet pozitive me SARS CoV-2 janë në rritje në mënyrë rapide me variantin Delta i cili është dominant.

Autoritetet kanë ftuar qytetarët që të zbatojnë masat rigoroze të ndërmarra bashkë me masat tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, si dhe t’i përgjigjen fushatës së vaksinimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button