RMV, interes i madh i qytetarëve për t’u vaksinuar

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se gjatë ditës së djeshme ka pasur interes të madh për vaksinim nga ana e qytetarëve. Vaksinimi është zhvilluar pa pengesa në të gjitha pikat e shtetit, ndërkaq vazhdon edhe vaksinimi në terren, njofton Portalb.mk.

Sipas Ministrisë, në pikat e vaksinimit në shtet dhe në terren, deri në fund të ditës së djeshme janë vaksinuar gjithsej 612.391 qytetarë. Dozë të parë të vaksinës kanë marrë 11.732 qytetarë, vetëm dje gjithsej janë vaksinuar gjithsej 17.427 qytetarë. Në shtet gjithsej janë dhënë 1.097.855 doza të vaksinës, ndërkaq gjithsej 485.464 qytetarë janë rivaksinuar.

Me numrat e fundit, 68% e popullatës mbi 70-vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë, 66% mbi 65-vjeç, 62% mbi 60-vjeç dhe 53% e popullatës mbi 50-vjeç.

Qytetarët pa termin të caktuar po vaksinohen në pikat ekzistuese për vaksinim në shtet. Procesi i vaksinimit në terren zhvillohet në tërë territorin e shtetit, me rotacione të ekipeve mjekësore në çdo fshat, vendbanim rural, lagje. Ueb-faqja vakcinacika.mk është e hapur për caktimin e terminëve për vaksinimin e fëmijëve.

Autoritetet shëndetësore vazhdimisht bëjnë thirrje që popullata të vaksinohet pasi që është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga virusi korona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button