Certifikohen 151 pjesëtarë të komponentit rezervë të FSK-së

Të premten, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, pas një trajnimi pesë javor u bë certifikimi i 151 pjesëtarëve të komponentit rezervë të FSK-së.

Në komunikatën e Ministrisë së FSK-së thuhet se në ceremoni morën pjesë; gjeneralmajor Rrahman Rama, komandant i KFT-së, gjeneralbrigade Enver Cikaqi, KOMKDS, kolonel Kott, nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

Gjeneralmajor Rrahman Rama i përgëzoi rekrutët për përfundimin me sukses të kursit bazik të komponentit rezervë të FSK-së.

Ndërsa, koloneli Kott citohet të ketë thënë “ju jeni shtylla e ushtrisë së ardhshme të Kosovës, andaj misioni juaj është të jeni në gatishmëri, çdo herë kur ju thërret FSK-ja, ju uroj për përfundim të kursit bazik me sukses dhe disiplinë të lartë”.

Për arritje të rezultate të mira u shpërblyen 10 pjesëtarë të komponentit rezervë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button