Sportistët shqiptar gati për në Mersin

Kanë mbetur edhe dy ditë deri në fillimin e Lojërave Mesdhetare që nga 20 qershori do të fillojnë në qytetin Mersin të Turqisë, e që do të zgjasin deri më 30 qershor. Në këtë eveniment ndërkombëtarë edhe Maqedonia do të ketë përfaqësuesit e saj, ndërsa në mesin e 150 sportistëve vend kanë gjetur edhe 13 shqiptarë. 

Sigurisht se edhe mundësit tanë janë të përgatitur për këtë eveniment dhe shpresojnë që të kenë një short të volitshëm dhe me pak fat të arrijnë deri të medaljet. Mundësi Lulzim Vrenezi është në formë, pasi që arriti të fitojë në “Margatitari i Maqedonisë 2013”, është optimist edhe për në Lojërat Mesdhetare. “Kemi punuar mirë dhe shpresojmë të arrijmë rezultat pozitiv, nuk është lehtë, pasi që do të ketë garues të fortë, por ne shpresojmë në një short të favorshëm dhe me pak fat të arrijmë të nxjerrim rezultat pozitiv”, është shprehur Vrenezi për “Portalb”.

Edhe mundësi tjetër Ertan Rexhepi beson se do të dalë fitues në këtë eveniment. Rexhepi me 22 qershor ka matjne e parë për paraqitjen e tij në kategorinë 60 kg. “Lojerat Mesdhetare kanë një peshë të madhe për mua. Kam humbur 6 kilogram dhe do të paraqitem në stilin greko-romak. Do të ishte kënaqësi të kurorëzohem me medalje”. Rexhepi do të ketë paraqitjene dytë me 25 qershor në stilin e lirë, ndërsa në mesin e mundësve është edhe Jasin Rexhallari i cili gjthashtu paralajmëron paraqitje të mirë. 

Maqedonia në konkurrencë ekipore do të paraqitet në futboll, basketboll, hendboll dhe volejboll, ndërsa në gara individuale sportete e mundjes, karates, xhudos, boksit, gjuetisë, çiklizmit, gjimnastikës, tenisit, kajakut dhe pingpongut. Nga sportistët shqiptarë që do të udhëtojnë në Turqi janë: Berat Jakupi (karate), Lulzim Vrenezi (mundje), Jasin Rexhallari (mundje), Ertan Rexhepi (mundje), Nazmi Aliu (mundje, trajner), Fatlum Zhuta (boks), Shëndrit Deari (tenis), Enis Bardhi (futboll), Besmir Bojku (futboll), Demir Imeri (futboll), Jasir Asani (futboll), Nevzat Jonuzi (zyrtar) dhe Muzafer Abduli (zyrtar).

Lajme të ngjashme

Back to top button