Studentët nga familjet me një prind janë lanë jashtë si kategori gjatë regjistrimit në disa nga fakultetet

Studentët nga familjet me një prind janë lënë jashtë segmentit të rrethanave të veçanta kur regjistrohen në disa fakultete në një pjesë të universiteteve maqedonase, duke i privuar ata nga mundësia për të paguar shkollim më të ulët. Këtë e kanë përcaktuar nga “One Can – Youth”, për të cilën ata reaguan në rrjetet sociale, njofton Portalb.mk.

Ata vërejnë se gjatë regjistrimit në universitete për vitin e ardhshëm akademik, disa prej fakulteteve në seksionin e destinuar për rrethana të veçanta u mungon titulli “Kandidat, të drejtën prindërore e të cilit e ushtron vetëm një prind”.

Me këtë, studentët lihen jashtë sipas “Rregullores për mënyrën e kontrollit të kritereve bazë dhe regjistrimit në kuota të studentëve, e drejta prindërore e të cilëve ushtrohet nga vetëm një prind, si dhe kriteret e veçanta për realizimin e kësaj të drejte”.

Me këtë rregullore, ndër të tjera, përcaktohen kriteret e veçanta për realizim të të drejtës për pagesë të gjysmës së shumës për regjistrim në kuadër të kuotave shtetërore, gjegjësisht në kuadër të kuotave për bashkëfinancim të studimeve.

Për këtë çështje, “One Can – Youth” janë drejtuar në Universitetin “Sh. Qirili dhe Metodi” në Shkup dhe ombudsmani studentëve atje, nga ku, siç informojnë ata, ende nuk kanë marrë përgjigje.

Ata tani po i kërkojnë universiteteve që të shqyrtojnë me kujdes aplikimet për regjistrim dhe të ndajnë informacion në mënyrë që studentët nga familjet me një prind të realizojnë të drejtat e tyre.

“Duke pasur parasysh cenueshmërinë e gjendjes tyre financiare, luten institucionet kompetente që me kujdes dhe saktësi të theksojnë të gjitha përfitimet që ua ofron vendi ynë”, reagojnë nga “One Can – Youth”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button