Ashton të martën zyrtarisht në Maqedoni, presion për zgjidhjen e emrit?

Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, do të qëndrojë për vizitë zyrtare të martën në Maqedoni. 

Ashton vjen një javë pas vizitës së komisionarit për zgjerim të BE-së Stefan Fule në Shkup.

Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton para se të vizitojë  Maqedoninë, do të qëndrojë të hënën në Mal të Zi. 

Kjo është vizita e parë e baroneshës Ashton në Mal të Zi, që prej marrjes së postit të kryediplomates evropiane. 

Nëper medie flitet se Ashton të martën në Shkup vjen të lëvizë përpara kërkesat e BE-së, ndër to dhe zgjidhjen e çështjes së emrit. Ndërkaq, propozimi i fundit i mediatorit të KB-së për emrin, Matthew Niemetz përflitet të jetë “Republika e epërme e Maqedonisë”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button