Në të ardhmen nuk do të na duhet passwordi

Një kompjuter që lexon mendimet ose që komandohet me duar, një dispozitiv që njeh zërin, që skanon retinën ose gjurmët e gishtave.

Nuk janë skenarë fantastik nga filmat, por pjesë e një eksperimenti shkencor dhe teknologjik dhe në një kohë të shkurtër mund të jenë pjesë e jetës sonë të përditshme.

Mes risive të fundit është ajo që vjen nga UC Berkley School of Information, që ka hartuar një sistem për të lexuar fjalëkalimin në mendjen e përdoruesit, duke lënë pas kombinimet shkronjore apo numerike, gjithmonë e më të shkelura nga hakerët.

Në universitetin kalifornian eksperimenti është drejtuar nga John Chuang, që ka përdorur një aparat që shitet rreth 100 dollarë dhe që quhet NeuroSky MindSet, transmeton TCH.

Është një lloj kaskete me funksione elektronike, e ngjashme me kufjet që përdoren për  të dëgjuar muzikë. Dispozitivi lidhet përmes Bluetooth me një kompjuter që arrin të deshifrojë valët cerebrale.

Gjatë një ceremonie u është kërkuar personave të ndryshëm të kryejnë veprime specifike.

Në të gjitha rastet ka qenë e mundur të përdoren valët cerebrale për të identifikuar veprimet deri në detaj, me një marzhë gabimi nën 1 për qind.

Lajme të ngjashme

Back to top button