Raportohet për pesë të vrarë në Aeroportin e Kabulit

Pesë persona janë vrarë të hënën (16 gusht) në Aeroportin e Kabulit në Afganistan kanë thënë dëshmitarët, raporton Reuters.

Mijëra njerëz janë përpjekur të ikin nga Afganistani, pasi një ditë më parë talibant morën kontrollin e kryeqytetit Kabul.

Një zyrtar amerikan ka thënë se trupat kishin qëlluar në ajër për të penguar njerëzit që përpiqeshin të hynin me forcë në një aeroplan ushtarak që ishte dërguar në aeroport për të tërhequr diplomatët amerikanë dhe stafin e ambasadës, njofton REL.

Një dëshmitar tha se është e paqartë nëse viktimat ishin qëlluar ose kanë humbur jetën gjatë rrëmujës në Aeroport.

Zyrtarët amerikanë në aeroport nuk kanë qenë të qasshëm për koment.

Në një video të mediave sociale, shiheshin tre trupa të shtrirë në tokë pranë asaj që dukej se ishte hyrja anësore e aeroportit. Reuters nuk ka mundur të verifikojë pamjet. Një dëshmitar tjetër tha se ai kishte parë gjithashtu pesë trupa.

Talibanët kanë pretenduar fitore më 15 gusht, pasi kanë marrë kontrollin e kryeqytetit, Kabulit, pas gati 20 vjetëve të dhënies fund të prezencës ushtarake të forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Qeveria ka rënë dhe presidenti Ashraf Ghani ka ikur nga shteti

Trupat amerikane janë duke kontrolluar aeroportin ndërkombëtar të Kabulit, ndërkohë që banorë të dëshpëruar janë duke tentuar të ikin nga shteti.

Duke cituar ‘situatën e përkeqësuar” në Afganistan, përmes një deklarate të përbashkët, më shumë se 60 shtete, kanë thënë se “ata që kanë pushtet dhe autoritet në Afganistan, kanë përgjegjësi për mbrojtjen e jetës dhe pronave të njerëzve, si dhe për rikthimin e menjëhershëm të sigurisë”.

.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button