MASH: Janë krijuar kushtet për fillimin e vitit shkollor me prani fizike, vendimi përfundimtar merret nesër

Janë krijuar kushtet për fillimin e vitit shkollor me prani fizike, vlerësoi sot Shtabi Kryesor i Krizës me të cilin udhëhoqi kryeministri Zoran Zaev, në lidhje me propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Vendimi përfundimtar për mënyrën se si do të fillojë viti i ri shkollor pritet që të miratohet nesër në seancë qeveritare, njofton Portalb.mk.

Sipas anëtarëve të shtabit, arsyeja është vaksinimi i një numri të madh të mësimdhënësve dhe kuadrit shkollor i cili për momentin është 62% nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në shkolla.

Në drejtim të fillimit të vitit të ri shkollor janë edhe protokollet për mbrojtje nga Covid-19, për mësim me prani fizike, të cilat janë të përpunuara nga ana e MASH-it dhe tanimë janë të miratuara nga Komisioni për Sëmundje Infektive, a kanë të bëjmë me mbajtjen e maskave dhe ajrosjen e vazhdueshme të ambienteve ku mbahet mësimi. Protokollet janë të dë dorëzuara deri te shkollat, ndërkaq mund të shihen edhe: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button