Fluks i madh i pacientëve në Spitalin e Tetovës, nesër do të bisedohet për masa restriktive shtesë në nivel lokal

Ministria e Shëndetësisë informon se në Spitalin e Tetovës në ditënatën e kaluar ka fluks të pacientëve dhe po punohet në riorganizimin intensiv me qëllim të kujdesit përkatës të të gjithë pacientëve. Ata shtojnë se kolegëve nga Tetova u jepet mbështetje përkatëse në pjesën e kuadrit dhe kapaciteteve akomoduese, njofton Portalb.mk.

“Prej para dy ditëve pacientët po akomodohen edhe në spitalin në fshatin Leshok, a nëse është e nevojshme pacientët do të akomodohen edhe në spitalet tjera në afërsi ose në Shkup”, thonë nga Ministria.

Ata shtojnë se gjatë ditës së nesërme do të miratohen vendimet nëse dhe sa kuadër shtesë në afat sa më të shkurtër do të dërgohen.

Ministria e Shëndetësisë mendon edhe për masa shtesë lokale, për të cilat do të bisedohet nesër.

Ministria apelon që qytetarët t’i respektojnë masat për mbrojtje personale me qëllim të parandalimit të përkeqësimit të gjendjes.

Ndryshe, në 24 orët e kaluar në Tetovë janë regjistruar 136 raste të reja me COVID-19, ndërkaq momentalisht ka 1.079 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button