Rritje e numrit të turistëve në Maqedoninë e Veriut, megjithatë akoma i vogël ai i turistëve të huaj

Në Maqedoninë e Veriut turizmi ka shënuar rritje këta gjashtë muajt e parë të vitit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, por rritja është shënuar kryesisht te numri i turistëve vendor, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar – qershor 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 42.5 %, dhe atë: numri i turistëve vendor ka rritje për 97.8 %, dhe numri i turistëve të huaj ka rritje për 8.3 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ndërsa numri i netëve të kaluara është rritur për 54%.

Raportohet që vetëm në muajin qershor ka pasur më shumë turistë të huaj, nga gjithsej 47 167 turistë, 52.8 përqind e tyre ishin turistë të huaj, ndërsa në bazë të netëve (117 701), dominojnë turistët vendosur me 52.6 përqind.

Turistët kanë ardhur nga vende të ndryshme, por kryesisht nga Serbia (5028), Polonia (1938), Shqipëria (1503), Rumania (1421), Ukraina (1040), Kosova (1314), Bullgari (1176), Gjermani (1118), etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button