Hoxhaj: Brenda javës presim të qartësohet pozicioni i Serbisë

    

Në një intervistë për “Express”, Hoxhaj ka thënë se Beogradi e ka kuptuar se nuk mund të ketë Republika Srpska në Kosovë dhe kompetenca shtesë për Asociacionin e komunave.

Sipas tij, Rusia nuk mund të përfshihet në dialogun mes dy palëve pasi kjo është e qartësuar me Rezolutën e OKB-së.

“Mendoj se procesi dialogut duhet të kuptohet drejtë në formën se si ndodh. Në këtë proces ka tri palë të përfshira: BE, Kosova dhe Serbia. Kuptohet që BE e ka rolin e udhëheqësit dhe lehtësuesit të procesit, përderisa, Kosova dhe Serbia, paralelisht janë në një proces të tillë. Ne presim gjatë ditëve të ardhshme të ketë qartësim të plotë se a do ta pranojë vërtetë Serbia marrëveshjen e propozuar apo jo. Kjo marrëveshje është produkt i tetë raundeve të dialogut dhe pala serbe ka qenë e informuar në detaje për përmbajtjen dhe rezultatet e kësaj marrëveshje. Besojmë se deri në fund të javës do të ketë qartësi për atë se në javën e ardhshme të ketë një lajm nga Beogradi sa i përket marrëveshjes”, tha Hoxhaj. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button