Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit, Philip Reeker, i ka bërë thirrje Beogradit që të pranojë propozimin e Brukselit

Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit, Philip Reeker, i ka bërë thirrje Beogradit që të pranojë propozimin e Brukselit për normalizimin e marrdhënieve me Prishtinën, në mënyrë që të marrë datën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“I bëjmë thirrje Serbisë që të përfitojë nga kjo mundësi, sepse duam të shohim që Serbia i përmbush kushtet për nisjen e negociatave evropiane”, ka thënë Reeker gjatë një vizite në Zagreb.

Shteti serb ka refuzuar propozimin e Bashkimit Evropian, duke thënë se ai nuk parasheh përgjegjësi ekzekutive për asociacionin e komunave serbe në veri.

Prishtina ka thënë se nuk do të lëshojë pe dhe nuk do të pranojë asnjë përgjegjësi të tillë për këtë mekanizëm.

Diplomati amerikan, Philip Reeker, ka kritikuar po ashtu fjalimin e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, në debatin për Tribunalin e Hagës, duke thënë se ai ka qenë “negativ, i çekuilibruar dhe nxitës”./Bota Sot/

Lajme të ngjashme

Back to top button