Kapixhik numër 5

Naum Kotevski, editorial – “Spektakli për Johan’in”, Utrinski Vesnik
Maqedonia përjetoi lehtësim sepse më në fund u ndërpre vajtimi për Tarçulovskin, të gjykuarin e vetëm të Hagës. “Rasti Johan” është ushqim për ata që shohin vetëm padrejtësi dhe teori konspiracioni kundër popullit.

Erol Rizaov, kolumnë – “Momentet yjore të Gruevskit (5)”, Utrinski Vesnik
Gruevski do të rrëzohet nga pushteti kur qytetarët do ta mundin frikën dhe do të porosisin programë për jetë më të mirë. Kjo do të jetë e pamundur pa demokratizimin e Maqedonisë dhe standardet evropiane në politikë, ekonomi dhe arsim.

Zoran Jovanovski, kolumnë – “Zgjedhje me një rreth të votimit”, Utrinski Vesnik
Mjafton vetëm një rreth i votimit, për shkak të shkallës së madhe të politizmit, në mënyrë që legjitimiteti i pushtetit lokal të mos rrezikohet. Rrethanat në të cilat gjendet Maqedonia, e kërkojnë këtë mënyrë si më praktike dhe në interes të qytetarëve.

Todor Pendarov, kolumnë- “Shame – Turp”, Utrinski Vesnik
Nëse qeveria dëshiron që para publikut shtëpiak dhe atij të huaj ti tregojë parimet demokratike, atëherë, në vend se ta përcjell deri në Parlament ligjin për mediume, duhet ta vendos në një debat publik disamujor si dhe mirë të organizuar.

Igor K. Ilievski, editorial – “Gjuajtjet nga Ivança”,  Dnevnik
Vrasja masovike në Serbi tregon se veteranët e luftës i kanë lënë të përballohen vetë me pasojat nga luftërat dhe jetës së përditshme. Para se të ndodhë “përplasje” e re, duhet të tejkalohen paragjykimet ballkanike.

Antonio Spasev, kolumnë – “Tranguj nga Brukseli”, Dnevnik
Europarlamentarët miratuan rezolutë për revidimin e historisë maqedonase, e për këtë do të duhet të na ndihmojnë edhe fqinjët. Ka edhe shumë shembuj ku kemi  lëshime duke mos pyetur pyetje të duhura.

Dimitar Mirçev, kolumnë–“Pas rafalit të kryetares – shuplakë nga Fyle”, Dnevnik
A do të ndihmojë dikush një shtet me kësisoj regjimi diktator, fashist, antipopullor, manipulator, jolegjitim, regjim që nuk lejon të drejta elementare të lirisë së votimit, shprehjes, represionit dhe korrupsionit të mediave, biznesit, administratës?

Frosina Dimeska, editorial -“ Kur nuk ka informata, në skenë dalin spekulimet”, Nova Makedonija
Në procesin për gjetjen e zgjedhjes së debatit për emrin po ndodh një përparim serioz. Por, publiku Maqedonas mbahet në mosdije. Mediumet e uritura për informata nuk kanë zgjedhje tjetër përveç citimit të mediave Greke.

Angel Ivanov, kolumnë – “Na fyejnë me thjeshtësinë e tyre”, Dnevnik
Ndërsa më lyejnë gishtin tregues të dorës së djathtë me llak dhe më mbikqyr OSBE, shtetin tim mos e quani të pavarur. Kjo me të vërtetë meriton ndryshim të emrit,” nën shtypje”, kuptohet.

Mirka Velinovska, kolumnë – “ Komisar, më fal që ta kthej shpinën…”, Nova Makedonija
Faji për raportet evropiane është i yni, edhe kombëtar, edhe shtetëror, edhe i gjeneratave, edhe vetiak. Jemi naiv deri në asht. Bijmë pre e truqeve të lira. I frikohemi edhe hijes sonë. Jemi të etur për dashuri të huaj, sipas mundësive, euroatlantike. Kënaqemi kur luajnë me ne.

Ivica Bocesvski, kolumnë –“ Fundi i bashkëjetesës?”, Nova Makedonija
Më mirë do të ishte menjëherë të fillojmë me dialog, para se të na vendosin para aktit të kryer me paraqitjen e ndonjë “Republike Serbe” ose “shoqërie të komunave etnike me ingerenca të mëdha”. Atëherë do të jetë vonë për biseda dhe zgjedhje. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button