Rrahje masive mes dy grupeve sonte në Shkup

Një rrahje masive ka ndodhur sonte mes dy grupeve të të rinjve në afërsi të stacionit të ri të autobusëve në Shkup.

Policia bën me dije se ka arrestuar disa të rinj të cilët, sipas Tv Nova i takojnë nacionalitetit shqiptar dhe maqedonas.

Në rrahjen ndërmjet dy grupeve janë dëmtuar dy autobusë në afërsi të pompës së benzinit “Makpetrol”. 

Në afërsi të këtij vendi kanë qëndruar autobusët me persona nga të cilët kanë dalë sot ta presin lirimin e të dënuarit të Tribunalit të Hagës, Johan Tarçulovski.

Më herët, huliganët sulmuan një djalosh 17 vjeçar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button