Fëmijët në rrugë, gjithnjë e më shumë

Sot është dita ndërkombëtare e fëmijëve në rrugë.

Sipas të dhënave zyrtare të organizatave joqeveritare, rreth 2 mijë fëmijë, kryesisht të etnitetit romë, kërkojnë lëmoshë rrugëve të Maqedonisë.

Fëmijë disa muajsh apo disa vitesh, në të shumtën e rasteve të etnitetit romë, i shohim thuajse në çdo dhjetë metra të kryeqytetit. 

Këto fëmijë zakonisht janë viktima të gjendjes së rëndë ekonomike dhe keqpërdoren në mënyra të ndryshme dhe më e keqja të lënë jashtë procesit edukativo-arsimor, gjë të cilën e kanë të garantuar me Kushtetutën dhe konventën për të drejtat e njeriut.

Mu për këtë qëllim, Organizatat Humanitare ‘Arti i jetesës në Maqedoni’, ‘Art life’ dhe ‘Banka për ushqim, Maqedoni’ janë kyçur në aksionin global ‘Se bashku jemi më të zëshëm’ për të shënuar Ditën ndërkombëtare të fëmijëve në rrugë.

‘Qëllimi i këtij aksioni është ngritja e vetëdijes së opinionit dhe qeverisë për obligimin e tyre ligjor në aspekt të rritjes së sigurisë të drejtave të fëmijëve Fëmijët në rrugë i kanë të gjitha të drejtat. Të mbetet një fëmijë në rrugë është vepër penale, në vend që ti trajtojmë në atë mënyrë, ne mund ti ndihmojmë ata me aq sa kemi mundësi.’ thonë nga organizatat në fjalë.

Me këtë rast, ata sot organizojnë ‘Karvanin për donacion’ dhe gjatë pasdites me automjetet e tyre do të ndajnë ushqim për fëmijët e kësaj kategorie.

Të dhënat e fundit zyrtare të Ambasadës së parë të fëmijëve në botë ‘Megjashi’ të publikuara në vitin 2012 flasin se në Maqedoni ka gjithsej 18.500 fëmijë të cilët nuk shkojnë në shkollë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button