U plagos zjarrfikësi nga Austria, aktualisht po trajtohet në Shkup

Një zjarrfikës nga Austria u plagos mëngjesin e sotëmnë Pehçevë dhe aktualisht është në një klinikë në Shkup ku po trajtohet, transmeton Portalb.mk

“Kolegu ynë nga Austria u plagos në kamp. Ai kishte një dëmtim të shpinës”, informuan nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Berovë.

Zjarrfikësit austriakë janë ende në zonën më kritike në fshatin Mitrashinci, ku, së bashku me kolegët e tyre nga Sllovenia dhe Bullgaria, kontrollojnë zjarrin që ka shkaktuar probleme në rajonin e Berovës prej disa ditësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button