Presidenti Pendarovski vizitoi rajonet në zjarr të Prilepit

Presidenti dhe Komandanti suprem i forcave të armatosura Stevo Pendarovski sot e vizitoi kazermën “Mirçe Acev” në Prilep dhe vendet e përfshira nga zjarri në rrethinën e fshtit Toplica, njofton Portalb.

Pjesëtarët e Armatës të sistemuar në kazermë e kanë informuar presidentin Pendarovski për aktivitetet vijuese të cilat i ndërmarrin gjatë shuarjes së zjarreve në rajonin e Prilepit. Siç njoftojnë nga Kabineti i presidentit, pjesëtarët e Armatës e kanë njoftuar Pendarovskin se në kazermën e Prilepit po zhvillohet koordinim me pjesëtarët e Armatës nga disa komuna të rrethinës, duke e theksuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të Armatës me institucionet tjera.

“Falënderim i madh edhe njëherë deri tek ju dhe familjet tuaja. Askush nuk do t’ua harrojë këtë përpjekje të shkëlqyeshme që e bëni. Shpresoj se zjarret edhe shumë gjatë nuk do të zgjasin dhe do të mundeni ngadalë t’i ktheheni shërbimit të rregullt ushtarak dhe familjeve tuaja”, i ka porositur Pendarovski pjesëtarët e Armatës.

Në bisedë me pjesëtarët e Armatës, presidenti Pendarovski e ka theksuar profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre. Në këtë drejtim, Pendarovski ka potencuar se në mënyrë adekuate do të vlerësohet angazhimin joegoist i të gjihtë pjesëtarëve të Armatës në ditët e kaluara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button