NDI: Deputetët arritën konsensus për transparencë dhe llogaridhënie më të madhe të Kuvendit të RMV-së

Shumica e deputetëve në Kuvend mbështetën propozimet për ndryshimin e Ligjit për Kuvend me të cilat do të përmirësohet transparenca dhe llogaridhënia në punën e legjislativit të vendit, transmeton Portalb.mk.

Amendamentet, të paraqitura nga partitë qeverisëse dhe opozitare, të cilat përfshijnë dispozita me të cilat do të forcohet pavarësia e buxhetit institucional dhe do të mundësojnë TV-kanal më cilësor parlamentar, u votuan nga të gjithë 73 deputetët të pranishëm në seancën e javës së kaluar.

Siç informuan nga NDI, këto përmirësime janë komponenta kyçe në projektin 10-vjeçar “Programi për mbështetje parlamentare”.

“Duke punuar në emër të qytetarëve, përkushtimi i Kuvendit për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien konfirmohet me masat që forcojnë pavarësinë buxhetore të institucionit dhe do të sjellin TV-program parlamentar me cilësi të përmirësuar. Programi për mbështetjen parlamentare, i financuar nga Zvicra, punon në partneritet me Kuvendin, duke mbështetur dialogun e politikave me qëllim që të arrihet konsensus politik dhe të sigurohet ndihmë teknike, materiale dhe financiare”,  theksoi Robert Scott Heislet, Drejtor i NDI-së Maqedonia e Veriut.

Më tej thuhet se, programi për mbështetje parlamentare me ndihmën e vet synon të trajtojë pesë fusha: zhvillimin institucional, dialogun e politikave, rolin mbikëqyrës dhe legjislativ, transparencën dhe llogaridhënien. Ndryshimet e miratuara së fundmi, qytetarëve, shoqërisë civile, përfshirë grupet e margjinalizuara, do të ofrojnë mundësi për të rritur përfshirjen e tyre në punën e Kuvendit.

Një hap tjetër që do të kontribuojë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies është nënshkrimi i një marrëveshjeje për furnizimin e 60 laptopëve për shërbimin në Kuvend. Ky prokurim, i cili mbështetet financiarisht nga Zvicra, synon të rrisë përpjekjet strategjike të Kuvendit për digjitalizimin e procesit të punës dhe për krijimin e smart-zgjidhjeve për funksionim.

Në lidhje me realizimin e të njëjtave qëllime, me mbështetjen financiare të Zvicrës, Kuvendi së fundmi shpalli një thirrje për prokurimin e pajisjeve për TV-studion e re që është planifikuar të pajiset në institucion.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button