Është regjistruar viktima e parë nga zjarret në Kosovë, policia dha detaje

Është regjistruar viktima e parë nga zjarret edhe në Kosovë. Viktima është një burrë, por ende nuk dihet identiteti dhe mosha e tij.

Sipas policisë, ai ka ndërruar jetë pak pas mesnate. Ngjarja ka ndodhur në Malishevë. Ai është asfiksuar nga tymi. Për t’i shpëtuar tymit, viktima kishte shkuar të stalla, e cila ishte përfshirë nga zjarri, transmeton Politiko.

“Malishevë 03.08.2021 – 01:20. Viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QKMF pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Si pasoje kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri”, njofton policia e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button