Vesa: Shqiptarët e kanë gjakun muzikë

Ylli shqiptar, Vesa Luma, beson se shqiptarët janë tejet të apasionuar pas muzikës, ndërsa kjo nuk është rastësi sipas bukuroshes bjonde.

 Vesa, e cila është e martuar me reperin dhe tekstshkruesin, Big Basta, ka shfrytëzuar Facebookun për të shprehur mendimin e saj mbi shqiptarët dhe lidhjen e popullit tonë me muzikën, me ç’rast ka folur duke u bazuar nga eksperiencat e mëparshme në spektaklet e talentëve të këndimit.

“Është e pamundur. Sa herë shoh spektakle të talentëve dhe audicione muzikore, edhe pse me përvojë si konkurrente ashtu dhe si juri, përsëri mallëngjehem shumë”.

“Një gjë është e sigurt – shqiptarët e kanë gjakun muzikë”, është shprehur Vesa në Facebook.

Së fundmi Vesa Luma ka lansuar këngën me videoklip “24 Orë” që është pritur shumë mirë nga publiku. 

Lajme të ngjashme

Back to top button