KRRE solli vendim për uljen e çmimit të ngrohjes me rreth 4 përqind

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka marrë vendime me të cilat ulet mesatarisht me 4 përqind çmimi përfundimtar i ngrohjes së dorëzuar për tre kompanitë në Qytetin e Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Pothuajse 56.000 konsumatorë të lidhur me “Balkan Energy Group” ose 93 përqind e konsumit të përgjithshëm do të marrin fatura më të ulëta me 4.35 përqind. Rreth mbi 3.800 familje të lidhura me ESM Energetika do të marrin fatura pak më të ulëta për 0,57 përqind, ndërsa konsumatorët që janë 501 në numër dhe të lidhur me Shkup Veri nga 1 gushti do të marrin fatura më të ulëta me 1,25 përqind”, thuhet në njoftimin e KRRE-së.

Sipas Marko Bislimoskit, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë, vendimet e sotme janë tregues se mënyra se si e llogarisin çmimin e energjisë termike i mbron konsumatorët.

“Me vendimet u dërgojmë sinjal sa më shumë qytetarëve të jetë e mundur për t’u lidhur me rrjetin e ngrohjes qendrore, i cili është më ekonomik dhe ekologjik. Lidhur me punën e kompanive, do të doja të theksoja se duke pasur parasysh faktin se BEG ka pjesën dominuese të konsumit, gjegjësisht 93 përqind, furnizuesit e tjerë “Shkup Veri” dhe “ESM Energjetika” duhet të marrin parasysh mundësitë për kapërcimin sistematik të sfidave përmes bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim që të mund të rrisim numrin e konsumatorëve dhe të zgjedhim prodhimin e energjisë së ngrohjes”, deklaroi Bislimoski.

Rreth 60.000 konsumatorë janë të lidhur me sistemet e ngrohjes qendrore të tri kompanive në qytetin e Shkupit, që në një vit paraqet rritje të konsumit të gati 2.000 konsumatorëve të rinj.

Përndryshe më 23 korrik, të tre kompanitë për ngrohje qendrore në Shkup kërkuan rritje të çmimit. Në kërkesat e paraqitura në Komisionin Rregullator ata kërkonin që rritja e çmimit të fillojë më 1 gusht. Rritjen më të madhe të çmimit të ngrohjes e kërkonte ESM Energjetika, 64,79 për qind. Shkup Veri kërkonte 15.54 përqind fatura më të shtrenjta, ndërsa BEG kërkonte rritjen më të vogël prej 1.82%,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button