VMRO-PP: Me kreditë e reja, Maqedonia gjithnjë e më afër Qipros

Sipas analizës së VMRO Partisë Popullore, nëse vazhdon futja në borxhe e qeverisë në bankat vendore me këtë tempo, është më se e qartë se deri në fund të vitit Maqedonia do të jetë vendi i dytë ndaj të cilit do të zbatohet modeli qipriot për sanim të borxheve qeveritare.

Nga VMRO-PP-ja thonë se janë shumë të brengosur për huanë e re prej 140 milionë eurosh – për harxhime buxhetore, gjegjësisht për pagesat e rrogave dhe të pensioneve.

“VMRO-PP-ja nuk habitet me sjelljen e kësaj qeverie dhe papërgjegjësinë e plotë të saj ndaj gjendjes makrofinanciare të vendit, për shkak se disa vite me radhë kjo është mënyra e funksionimit të saj ekonomik”, njofton kjo parti.

Ky njoftim më tepër u drejtohet menaxherëve të bankave të vendit, me qëllim që seriozisht të mendohen për aktivitetet e tyre në drejtim të mbrojtjes së depoziteve të qytetarëve dhe firmave të vendit, të cilat kanë shprehur besim në to. 

Me marrjen e huasë së re, borxhi i qeverisë ndaj bankave të vendit tashmë është rritur në 1 miliardë e 100 milionë euro. Duke e pasur parasysh edhe rekomandimin e FMN-së, që qeveria të marrë hua vetëm nga burimet vendore, por jo edhe të jashtme, ky duhet të jetë alarm i mjaftueshëm për çdo menaxher të arsyeshëm. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button