Beogradi, 5 ditë afat për Kosovën

Beogradit i kanë mbetur 5 ditë, që të vendosë, nëse do ta pranojë ofertën e Brukselit për Kosovën. Edhe kryeministri serb, edhe zëvendësi i tij thonë se, 9 prilli është afati i dërgimit të përgjigjes në Bruksel.

“Në këtë moment, nuk mund t’iu them, se cila do të jetë përgjigja jonë, sepse krerët shtetërorë do të konsultohen sërish për këtë”, ka thënë kryeministri serb, Ivica Daçiç.

Ndërsa zv/kryeministri i parë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se, Serbia në 3-4 ditët e ardhshme duhet të vendosë ndërmjet dy zgjidhjeve katastrofale; të pranojë apo të refuzojë zgjidhjen shumë të keqe për Kosovën. 

Lajme të ngjashme

Back to top button