Kurti dhe Osmani përgëzojnë Distrian për medaljen e artë në Lojrat Olimpike

Distria Krasniqi, xhudistja nga Kosova  gjatë ditës së sotme fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Tokio.  Ajo mudi në finale japonezen Funa Tonaki, kështu duke i siguruar Kosovës medaljen e parë në këto lojëra, njofton  Portalb.mk.

Sapo fitoi medaljen, edhe rrjetet sociale shpërthyen në urime për Distrian, ndër të cilët ishin edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.

“Faleminderit që po bëni krenar secilin prej nesh. Me zemër jam me ju në Tokio”, shkroi Albin Kurti në një status në rrjetet sociale.

Presidentja Osmani uroi Distrian duke shkruar në rrjetet sociale “ajo e ngriti sot flamurin e shtetit të saj në piedestalin më të lartë. Me suksesin e saj olimpik ajo nderoi një komb të tërë, si dhe e gëzoi fort çdo zemër në Kosovë por edhe shumë të tjera anë e mbanë botës”.

Ndryshe, kjo është medalja e dytë e artë olimpike për Kosovën pas fitores së Majlinda Kelmendit po në xhudo në Lojërat Olimpike ne Rio në vitin 2016.Në lojërat e sivjetme Kosova merr pjesë në garat në xhudo, mundje, not dhe atletikë. Kurse Kosova u anëtarësua në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në dhjetor të vitit 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button