Fyle të martën në Shkup, sjell raportin pranveror KE-së

Progresi i arritur në pesë sferat prioritare të theksuar në raportin e dhjetorit nga Këshilli Evropian, të cilat janë pjesë e dialogut inkuadrues në nivel të lartë do të jenë temë kryesore e takimeve me euro komisarin për zgjerim Shtefan Fyle i cili të martën vjen për vizitë në Republikën e Maqedonisë për finalizimin e raportit pranveror për vendin.

Siç deklaroi zëvendëskryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi në takimin e sotëm me gazetarë, Fyle, i cili do të jetë i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për zgjerim pranë KE-së Stefano Sanino, me përfaqësuesit qeveritar të Maqedonisë do të bisedojë edhe për dialogun politik, me çka pret që të vlerësohet tejkalimi i mosmarrëveshjeve politike midis pushtetit dhe opozitës që vijoi pas ngjarjeve në Kuvend nga 24 dhjetori, si dhe formimi i komisionit të ekspertëve i cili duhet të ndihmojë që ato të ndriçohen.

Temë e bisedimeve do të jenë edhe zgjedhjet lokale, për të cilat Besimi thotë se nuk janë kusht që Maqedonia të marrë raport pozitiv nga KE-ja, por mund ta rrezikojë këtë proces, përderisa vendi nuk tregon kapacitet që të zbatojë zgjedhje të qeta, demokratike dhe korrekte, sepse janë pjesë e kritereve politike të cilat duhet t’i plotësojë çdo vend kandidat për anëtarësim në Union.

Ai pret që KE-ja të përgatit raport kredibil dhe objektiv për procesin e reformave në sferën e gjyqësisë, qeverisjes së të drejtës, për reformat në administratën publike, lirinë e mediave, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe ekonominë funksionale të tregut. Theks pritet të vendoset në realizimin e kritereve politike, duke pas parasysh se situata politike dhe zgjedhjet po ndiqen, siç thotë, nën vëzhgim të vendeve anëtare të unionit, dhe për çka shumë është me rëndësi që vendi të marrë vlerësim pozitiv.

MPJ-ja duhet të përgatisë raport në lidhje të pjesës së obligimeve për progresin në marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bisedimet për emrin.

“Këtu presim që të vlerësohen iniciativat dhe takimet e shumta që i kishte Qeveria në nivel të ndryshëm-prej nivelit të kryeministrit deri te institucionet shtetërore dhe agjenci të caktuara dhe drejtori me Bullgarinë dhe me Greqinë, që do të tregojë se sa jemi aktiv në këtë pjesë”, tha Besimi.
Në lidhje të lirisë së mediave, paralajmëroi se veç më në javën e ardhshme nga ana e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës e cila e mori kompetencën për ligjin e ri për mediat, do të organizohet debat publik në të cilin do të ftohen të marrin pjesë të gjitha palët e interesuara, duke e përfshirë edhe SHGM-në. inkuadrimi qeveritar, sërish, thotë do të jetë i hapur dhe i sinqertë për bisedimet në këtë temë.

Sipas tij, Maqedonia do të ketë kohë që të porositë rezultate dhe pas 16 prillit kur duhet të prezantohet raporti pranveror për vendin, dhe me rëndësi është, nënvizoi, se ka dinamikë në procesin e zgjerimit nga ana e KE-së lidhur me rajonin.

“Edhe pas 16 prillit deri në qershor ne kemi mundësi që të tregojmë përparim. HLAD është mekanizëm që jep dinamikë në procesin i cili është shumë i rëndësishëm dhe jashtëzakonisht i kompleksuar edhe deri në qershor, ndërsa edhe pas qershorit ne duhet të vazhdojmë me reformat. Deri atëherë është e nevojshme punë me përkushtim nga të gjitha institucionet të cilat janë të përfshira në këtë proces. Vlerësimin të cilin do ta përmbajë raporti nuk do të jetë për Qeverinë, por për Maqedoninë”, theksoi Besimi i cili udhëheq me Sekretariatin për çështje evropiane, si trup koordinativ i procesit për eurontegrime në vend. /mia/

Lajme të ngjashme

Back to top button