Themelohet “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”

U themelua organizata joqeveritare “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”. Kjo organizatë është iniciative e mbi 200 të rinjve.

Sipas grupit themelues bëhet fjalë për një organizatë e cila ka për qëllim promovimin e vlerave demokratike, Kuptimin dhe sqarimin e të gjitha trendëve globale dhe lokale të cilët pasqyrohen në jetën e qytetarëve në shtet dhe tërësi, Përkrahje të Idesë Evropiane dhe orientimit euroatlantik.

‘Kjo  ide na ka lindë që një kohë të gjatë, sepse realisht shqiptarët në Maqedoni kanë pas nevojë për një lëvizje të fuqishme, e cila do të artikulonte vullnetin e të rinjve pa dallim feje, kombi, ngjyre, etnie etj. Do të angazhohemi fuqishëm për respektimin e të drejtave dhe liritë të njeriut, në përkrahjen e Idesë Evropiane dhe orientimit euroatlantik të Maqedonisë,  respekti i përcaktimeve politike, fetare dhe përcaktimeve të tjera e të të gjithë qytetarëve të R. Maqedonisë, kuptimin e kërkesave dhe pritjeve të qytetarëve të grupeve të ndryshme në veçanti, nxitja e të rinjve në Maqedoni të merr pjesë aktive në krijimin e sistemit politik të Republikës së Maqedonisë’, pohuan nga  OJQ “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button