Mexhiti: Përkrahim fuqishëm Selën në Strugë, kërkojmë përkrahje për Dollnen e Bervenicë

Izet Mexhiti, kandidat i BDI-së për Komunën  Çair, ka ftuar PDSH-në të përkrah kandidatët e kësaj partie në Bervenicë dhe Dollnen të dielën me 7 Prill, duke rikonfirmuar mbështetjen që partia e tyre ia jep kandidatit të PDSH-së, Zeadin Sela në Strugë.

Këtë deklaratë Mexhiti e dha gjatë ligjeratës që bashkë me kreun e Kërçovës Fatmir Deharin, e realizuan sot në Sheshin Skenderbeu në Shkup me studentët e USHT-së.

‘Jemi shumë afër hudhjes së gur themelit të Universitetit Shtetërorë të Tetovës në kazermën Ilinden që do të jetë një zgjidhje afatgjate për arsimin shqip në Shkup. Prej këtu bëjmë apel edhe në Strugë për përkrahje për Zijadin Selën, edhe anëtarëve të BDI-së, apelojmë dhe thirrje pa marrë parasysh a i thrret ose jo oponenti ynë të dalin edhe në Dollnen dhe Bervenicë të përkrahin kandidatët shqiptarë, që në fund të kurorzojmë fitoren e madhe shqiptare në pushtetin lokal në Maqedoni’ tha Mexhiti.

Studentëve iu drejtua edhe numri një i Kërçovës, Fatmir Dehari.

‘Jam këtu për tu faleminderuar dhe për tu uruar fitoren e madhe të shqiptarëve të Maqedonisë, fitoren e Kërçovës. Pa dyshim se fitoren e Shkupit ia kemi uruar Izetit që ma herët dhe ajo fitore  është prezente në mes qytetarëve të Shkupit, me projekte të realizuara kombtare’ tha Dehari.

Ndryshe, Mexhiti sot është takuar edhe me artistët shqiptarë, të cilëve u garantoi se do të vazhdojë me përkrahjen e tyre duke paralajmëruar edhe rikonstruimin e Teatrit shqiptar.

Ai gjithashtu realizoi takim edhe me investitorët potencial austriak për instalimin e një sistemi për ngrohje me bioenergji, ku paralajmëroi se pesë shkolla të kësaj komune nga viti i ardhshëm shkollor do të ngrohen me bio energji./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button