Si të përgatiteni për biopsi dhe çfarë nënkupton kjo procedurë

Gjatë biopsisë, mjeku merr mostër të vogël të indeve ose qelizave nga një organ që dyshohet të ketë kancer, infeksion ose probleme të tjera shëndetësore. Mostra e marrë dërgohet në laborator ku profesionistët kërkojnë qeliza që mund të kenë efekt të dëmshëm në shëndetin tuaj, shkruan Panacea.mk.

PËRGATITJA
Mjeku do t’ju tregojë se çfarë duhet (ose nuk duhet të bëni) para biopsisë. Për shembull, mund t’ju duhet të merrni disa ilaçe që janë në terapi të përhershme, ose mund të mos hani ose pini për disa orë para biopsisë. Nëse keni rënë dakord me mjekun për të bërë biopsinë nën anestezi të përgjithshme, kërkoni dikë që të vijë me ju për t’ju ndihmuar të shkoni në shtëpi.

ÇFARË PAS PROCEDURËS
Ju mund të ndjeni dhimbje dhe parehati në vendin e mostrës së indit për ditët në vijim, por mjeku juaj do t’ju përshkruajë ilaç kundër dhimbjes nëse është e nevojshme. Ndiqni udhëzimet e mjekut tuaj për sa kohë duhet të mbani fashë dhe të kujdeseni për vendin ku ua morrën mostrën.

REZULTATET
Për disa lloje të biopsisë, mjeku juaj mund të testojë menjëherë mostrën për rezultate të shpejta. Pjesa tjetër e rezultateve zakonisht janë gati për një ose dy ditë, por ndonjëherë ju duhet të prisni disa ditë.

BIOPSIA ME GJILPËRË
Tek jo lloj biopsie, mjeku përdor një gjilpërë për të marrë mostër të indeve të dyshimta. Kjo metodë zakonisht rekomandohet për testimin e indeve të gjirit, nyjeve limfatike, tiroides ose testikujve.

Procedura kryhet në bazë ambulatore dhe zakonisht zgjat më pak se një orë. Vendi i shpimit së pari pastrohet dhe bëhet i pandjeshëm, ndërsa gjatë procedurës, mjeku përdor ultratinguj ose ndonjë mënyrë tjetër për të marrë pasqyrë në brendësi të trupit – kjo e ndihmon atë që të menaxhojë më lehtë gjilpërën dhe të marrë mostrën e dëshiruar të indeve. Pas procedurës, vendi i shpimit mbulohet me fashë.

BIOPSIA E LËKURËS
Kjo procedurë teston nishanet, rritjet, skuqje ose lezione të lëkurës. Shpesh përdoret kur dyshohet për kancer të lëkurës.

Nëse zona e dyshimtë mbulon vetëm sipërfaqen e lëkurës, mjeku do të rruaj një mostër të vogël me brisk ose bisturi të veçantë. Rritjet më të thella mund të kërkojnë procedurë të quajtur biopsi shpuese. Për këtë procedurë mjeku përdor një instrument të vogël të ngjashëm me tub me skaje të mprehta. Pas marrjes së mostrave, vendi mbyllet me qepje.

Pas biopsisë, mund të vëreni skuqje të lëkurës në atë zonë, por nuk duhet të jetë e dhimbshme. Zona mund të lyhet me krem ​​për të parandaluar tharjen e lëkurës dhe infeksionin. Shenja duhet të shërohet për tre javë.

PRERJA DHE INCISIONI I LËKURËS
Këto procedura përdoren kryesisht për të testuar lëkurën, gjoksin, nyjet limfatike ose muskujt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button