RMV, LSDM dhe BDI dakorduan bashkëpunim për zgjedhjet lokale

Kryeministri dhe kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev në Fejsbuk publikoi se në takimin e pasdites me liderin e BDI-së Ali Ahmeti janë dakorduar të dy partitë të bashkëpunojnë në zgjedhjet lokale të vjeshtës, me mbështetje të ndërsjellë në disa komuna që në rrethin e parë, ndërsa në disa të tjera në rrethin e dytë, njofton Portalb.

“Kisha takim të shkëlqyeshëm me partnerin e koalicionit dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. U morëm vesh që LSDM-ja dhe BDI-ja të marrim pjesë bashkë në zgjedhjet lokale”, shkroi Zaev në postimin e tij në Fejsbuk.

Kryeministri potencoi se qëllimi i përbashkët i LSDM-së dhe BDI-së është që në bashkëpunimin parazgjedhor të kyçen sa më shumë parti nga koalicioni qeverisës.

“Në vijim janë procedurat për zgjedhjen e kandidatëve më të mirë – ata do të jenë personalitete të cilët guxojnë dhe të cilët janë të përgatitur të japin rezultatin më të mirë për qytetarët në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo lagje. Jemi dakordues se institucionet kanë edhe obligim dhe kapacitet të realizojnë zgjedhje lokale tërësisht demokratike, profesionale dhe korrekte”, shtoni Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button