Vetura e gazetarit të ndjerë Mlladenov nën syrin e gjermanëve?

Për atë se çfarë pësoi vetura e tipit “Mercedes” e gazetarit të ndjerë të javores dhe gazetës “Fokus”, Nikolla Mlladenov, janë interesuar ta zbulojnë mekanikë gjerman.

Qëllimi i tyre, si që njofton Tv Alfa, është të inspektojnë për të parë se çfarë goditje kishte pësuar vetura, sa është e dëmtuar dhe përse perfomancat e fuqishme nuk e kanë mbrojtur atë.

Gjykatësi deklaroi se, ende nuk ka marrë njoftime se ekspertë të  jashtëm do ta kontrollojnë veturën, por ka pohuar se do të ketë një mundësi të tillë pasi fillimisht organet vendase t’i finalizojnë analizat e tyre. 

Mekanikët e kompanisë prodhuese mund që ta kontrollojnë aspektin teknik të veturës, por paraprakisht do të duhet që atë ta kontrollojë edhe hetuesit e pavarur ose ata të fakultetit të Makinerisë në Shkup. 

Deri më tani, nga të dhënat e krim-teknikës është konstatuar se Mlladenov me veturën e tij fillimisht ka goditur mbrojtjen e betonit, kurse pastaj ka dalë nga rruga në anën e djathtë të autostradës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button