Bileta falas për maqedonasit e Zvicrës që vijnë të votojnë në Strugë!

Maqedonasit nga Struga të cilët jetojnë në Zvicër nëpërmjet rrjeteve sociale po organizohen që të dielën më 7 prill të vijnë në vendlindje që të mund të votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve, njofton Super Radio. 

Maqedonasit nga Zvicra për të gjithë të interesuarit do të organizojë transport falas nga Gjeneva deri në Ohër dhe anasjelltas. Nuk është bërë e njohur se kush do t’i paguajë këto aeroplanë dhe autobusë që do të sjellin votues nga Zvicra për në Strugë. 

Të dielën në Strugë do të votohet në balotazh ku kandidati i vetëm shqiptar Zijadin Sela mbështetet nga të gjitha partitë shqiptare, kurse kandidati i vetëm maqedonas mbështetet nga të gjitha partitë maqedonase. 

Maqedonasit po përpiqen që të ta rikthejnë Strugën nën sundimin e tyre, e cila në dy mandatet e fundit është udhëhqeur nga Ramiz Merko, kandidat i BDI-së. 

Lajme të ngjashme

Back to top button