Strugë, punësimet në komunë të manipuluara politikisht, ankesa të shumta ?!

Punësimet me konkursin e fundit në komunën e Strugës ku u punësuan dhjetë persona ka hasur në një sërë reagimesh nga pjesmarrësit e eliminuar nga ky konkurs të cilët shprehen të pakënaqur nga mënyra e rangimit dhe selektimit të kandidatëve duke e cilësuar këtë proces si të padrejtë, selektiv si dhe me shumë parregullësi procedurale.

Sipas informatave të Portalb, tashmë në adresë të komunës së Strugës kanë arritur disa ankesa nga pjesmarrësit e eliminuar të cilët kërkojnë që të rishikohet edhe një herë procesi i rangimit dhe zgjedhjes së të punsuarve.

I pyetur nga Portalb për kërë çështje se a ka nënshskruar ai këto punësime dhe a është në dijeni për ankesat, sekretari i komunës së Strugës Zoran Guliçoski tha se nuk është fare në rrjedha në lidhje me këtë proces.

Nëse organet kompetente konstatojnë parregullsitë gjatë këtij konkursi atëher i njejti duhet të përsëritet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button