Petrov: Ministria për shëndetësi është simbol i sundimit të këtij sistemi totalitar

Ministria për shëndetësi është institucion që është simbol i sundimit të këtij sistemi totalitar, porositën sot nga “Lidhja për ardhmërinë”. Protesta e opozitës sot vazhdoi para ndërtesës së Ministrisë për shëndetësi, institucion për të cilin thonë se është vetëm një hallkë në zinxhirin që e shkatërron shtetin.

“Ministri Nikolla Todorov ndaloi grevën në Maqedoni, ndërsa formoi edhe sindikatë paralele që kishte një qëllim të vetëm, edhe atë t’i diskreditojë të gjitha format e rezistencës kundër sistemit jodemokratik që ekziston në Maqedoni. Në ato kontraprotesta morrën pjesë drejtorë dhe udhëheqës, që protestuan kundër të punësuarve të tyre. Ministri Todorov do të mbahet mend si ministër i cili në cilësinë e shefit të shtabit zgjedhor të VMRO-DPMNE-së ka ndaluar një grevë legjitime – tha Andrej Petrov, sekretari i përgjithshëm i LSDM-së.

Për Petrovin, ngjarja që ndodhi më 24 dhjetor, nuk ka qenë e rastësishme, por, siç thotë ai, me atë “të hënë të zezë” pushteti e ka treguar fytyrën e vërtetë.

LSDM-ja i ftoi qytetarët që nuk dëshirojnë të jetojnë në në shtet të këtillë t’i bashkangjiten bojkotit aktiv të opozitës dhe të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale në mars. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button