Parlamenti efikas por jo demokratik

Intenziteti me të cilin miratohen ligje të reja ose ndryshimet në ligjet ekzistuese dhe atë pa praninë e opozitës, për ekspertët është veprim i gabuar dhe jo demokratik.

Profesori Arsim Sinani vlerëson se miratimi i ligjeve pa diskutim dhe në shpejtësi është antiligjor dhe jo demokratik. Kjo tendencë e partisë në qeveri e cila sjell ligje që i konvenojnë vetëm asaj, nuk kontriubon në tejkalimin e problemeve dhe ecjen perpara të vendit, theksoi Sinani. 

“Duhet të frigohemi se në çfarë faze po hyn Maqedonia. Çka dëshiron VMRO-DPMNE-ja me këto veprime ? Këto mund të sjellin ligje, megjithatë, sa do të jenë këto ligje funksionale dhe në interest ë popullit atë nuk e dimë. Unë mendoj se këto ligje që sillen brenda natës ashtu edhe do të hiqen” theksoi Sinani për REL.

Në muajin e fundit në Kuvendin e Maqedonisë janë sjellë 14 ligje me procedurë të shkurtër. Një nga ato është edhe ndryshimi i ligjit për arsim të lartë. Reagime në opinion ngjalli edhe ligji për sigurimin e kryeministrit pas mbarimit të mandatit si dhe një sërë ligjesh të tjera. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button