Një pjesë e Strumicës nën ujë

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut një pjesë e rajonit të Strumicës gjendet pjesërisht nën ujë.

Shkrirja e përshpejtuar e borës në male, por edhe rreshjet intensive e e stërmbushën shtratin e lumit Strumicë, e cila dje e shpërtheu pendën në pjesën e poshtme të lumit, te fshati Bosillovë dhe i vërshoi fushat në drejtim të fshatit Turnovë.

Në qytet janë vërshuar disa rrugë si rezultat i “mospërfundimit të kanalit për ujërat rrjedhëse dhe për shkak të reshjeve të shumta”, thotë Zoran Georgiev drejtor i ndërmarrjes komunale të Strumicës. Ai shton se “po bëhen të gjitha përpjekjet për të sanuar gjendjen dhe për ta kthyer jetën në gjendjen normale në këtë pjesë të qytetit”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button