Pasi s’mund ta bëjmë të obligueshëm, mendojmë për masa restriktive për ata që nuk do të vaksinohen, tha Filipçe

Vaksinimi kundër KOVID-19 ashtu sikur askund në botë, për fat të keq edhe te ne nuk është i obligueshëm, për atë duhet që patjetër të mendojmë disa masa restriktive, si për shembull për ngjarje në ambient të hapur dhe të mbyllur, me prani masive, si për shembull në sallat e kinove dhe ngjarjeve kulturore, të kërkohet certifikatë për pranimin e vaksinës, tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njofton Portalb.mk.

“Jemi të vetëdijshëm se ndoshta edhe përskaj gjithçkaje që bëjmë, interesi për vaksinim nuk do të rritet. Mendojmë për ndonjë formë të restrikcioneve, ne nuk mundemi dhe askund në botë vaksinimi nuk është i obligueshëm. Për atë, patjetër duhet që të mendojmë për zgjidhje të tjera alternative, për shembull me certifikatë të vaksinimit të mund të merret pjesë në ngjarje me prani masive, qoftë në ambient të hapur apo të mbyllur, kino, ngjarje kulturore ose objekte tjera”, tha Filipçe.

Në pyetje gazetareske nëse do të kërkohet vaksinim i obliguar i punëtorëve shëndetësor edhe te ne, sikur në Itali, Francë e Greqi, Filipçe tha se shumica e punëtorëve shëndetësorë janë të vaksinuar, gjegjësisht 85% prej tyre. Priten analizat për përqindjen e të vaksinuarve në arsim dhe në çerdhe.

Në pikat e vaksinimit në shtet, deri në fund të ditës së djeshme janë vaksinuar 428.081 qytetarë, dhe siç tha Filipçe, pret që deri në fund të korrikut numri të arrijë në 500.000 të vaksinuar. Kjo, sipas tij, është numër i vogël dhe për atë apelon deri te qytetarët që të vaksinohen.

Ndryshe, autoritetet vazhdimisht e theksojnë rëndësinë e vaksinimit dhe thonë se sa më shumë njerëz të vaksinohen, aq më shpejtë do të krijohet imuniteti kolektiv dhe ajo është kyçe që të largohet epidemia.

Procesi i vaksinimit në terren, po zhvillohet në tërë shtetin, me rotacione të ekipeve mjekësore në çdo fshat, vend rural, lagje. Interesi për vaksinimin pa termin është i madh. Me dozën e parë dhe termin të caktuar të gjithë qytetarët mund të vaksinohen në pikat dhe shtëpitë e shëndetit në shtet. Ueb-faqja vakcinacija.mk është e hapur për të gjithë prindërit që duan t’i vaksinojnë fëmijët e tyre prej 12 deri në 16-vjeç.

Ministri Venko Filipçe ka deklaruar paraprakisht se situata në lidhje me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi është stabile dhe nuk ka nevojë për masa shtesë restriktive për mbrojtje. Sipas tij, vaksinimi duhet të jetë fokusi dhe jo të jetojmë në restriksione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button