Në Indi 38.792 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, 624 të vdekur

Në Indi, vendi që është mes më të goditurave nga pandemia e koronavirusit (COVID-19) në botë, vazhdon të bie numri i rasteve aktive, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 38.792 raste të reja ndërsa si pasojë e infektimit kanë humbur jetën 624 persona. Janë shëruar 41 mijë persona.

Në trajtim edhe më tej janë 429.946 persona. Për dy muaj, numri i të shëruarve ka tejkaluar numrin e rasteve në baza ditore, gjë që lehtëson pjesërisht barrën me të cilën përballet sistemi shëndetësor.

Deri më tani në Indi, 30.104.720 persona janë shëruar nga COVID-19 ndërsa shkalla e shërimit është 97,28.

Janë konfirmuar gjithsej 30.946.074 raste me COVID-19 dhe 411.408 vdekje.

Që nga 16 janari, janë dhënë 387.697.935 doza të vaksinës. Megjithatë, kjo nuk mjafton për të ndaluar pandeminë në një vend me rreth 1.4 miliardë banorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button