Breth: Zgjedhjet pa Opozitën, jodemokratike

Zgjedhjet lokale pa opozitën nuk do të ishin zgjedhje demokratike. Kështu ka deklaruar në intervistën e përjavshme të Radios Evropa e Lirë, Shefi i Misionit të OSBE-së në Maqedoni, Ralf Breth. 

Sipas tij, pavarësisht sesa mirë do të ishin organizuar zgjedhjet, nëse ndodh bojkoti, zgjedhja e qytetarëve do të ishte e kufizuar, ndërsa konkurrenca në zgjedhje do të ishte vënë nën pikëpyetje. 

“Nuk mund të paramendoj demokraci pa qenë shumica e opozitës aktive dhe pa pasur përfaqësues në nivel lokal dhe kombëtar. Kjo do të ketë efekt negativ dhe do të ndikojë në imazhin e shtetit si demokraci funksionale”, ka deklaruar Breth.

Ai është shprehur i shqetësuar nga zhvillimet e tashme, për reformat që po vijojnë dhe për situatën e sigurisë. 

“Faktorët politikë duhet të tregojnë pjekuri, të mendojnë në efektet afatgjate të vendimeve të tyre, dhe jo të mendojnë gjithaq për përfitimet afatshkurtra, për shkak se atë që mund ta fitojnë në rrugë të shkurtër mund të jetë humbje e madhe për tërë shtetin në afat më të gjatë”, përfundon ambasadori i OSBE-së në Shkup Ralf Breth.

Lajme të ngjashme

Back to top button