Dibrani mezi nxori kokën gjallë nga rrënimi i tokës

Një grumbull i gurëve sot në mëngjes kanë rënë mbi një veturë e cila ka qenë në lëvizje, në rrugën Dibër-Hanet e Mavrovës. Për fat të mirë, sipas SPB Tetovë, dibrani B.C nuk ka pësuar lëndime por vetura është dëmtuar dukshëm. 

Sipas informacioneve të SPB Tetovë, komunikacioni në këtë aks rrugor për shkak të shembjes po zhvillohet i vështirësuar dhe vetëm për makina udhëtarësh, ndërsa nuk mund të lëvizin kamionë dhe automjete të tjera të rënda. 

Thuajse në vendin e njëjtë vitin e kaluar nga rrëshqitja e gurëve e humbi jetën një dibran. Policia u bën apel shoferëve të cilët lëvizin në këtë rajon të kenë kujdes nga rrëshqitja e në këtë periudhë të vitit, kur kjo dukuri është shpeshtuar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button