Kryeministri Gruevski ka punuar për konglomeratin kriminel Multigroup?

Sipas drejtorit të Muzeut Nacional Bullgar, Bozhidar Dimitrov, kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka punuar për degën e Maqedonisë së konglomeratit të biznesit “Multigrup”. Ai këtë e thotë për agjencinë bullgare të lajmeve “Blic”.

“Multigrup” deri më tani është njohur për shumë skandale dhe krim të organizuar.

Historiani Dimitrov thotë se “Multigrup” ka qenë e mbikëqyrur nga shërbimet sekrete bullgare, prandaj në arkivat e tyre do të duhet të ketë të dhëna “interesante” për kryeministrin e Maqedonisë.

Sipas “Blic” Qeveria e Maqedonisë përbëhet nga lidhjet familjare të Gruevskit që arrijnë deri në brezin e tretë. Zëvendëskryeministri Zoran Stavreski është kumbarë i tij, shefi i shërbimeve Mijallkov është kushëri i kryeministrit, ndërsa vëllai i tij e mban biznesin e duhanit në Maqedoni.
 
Dimitrov thekson se Gruevski udhëheq në mënyrë jodemokratike prandaj Bashkimi Evropian është kundër  anëtarësimit të Maqedonisë me të në krye.

“13 vende në mesin e të cilave Franca dhe Gjermania, votuan kundër fillimit të negociatave të Bashkimit Evropian (BE) me Maqedoninë, pikërisht për shkak të ligjeve jodemokratike. Dihet dhe se ai i largoi deputetët e opozitës me polici”, thekson thotë historiani Dimitrov për Blic. /PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button