Mancini: Jemi të interesuar për Cavanin

Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka zbuluar se synim i skuadrës së tij në fund të këtij edicioni do të jetë transferimi i sulmuesit të Napolit, Edinson Cavani, përcjell “The Sun” të shtunën.

Sulmuesi uruguaian pritet që në fund të këtij edicioni të largohet nga Napoli, pasi shumë skuadra të mëdha evropiane janë të interesuara për shërbimet e tij. Napoli për lirimin e Cavanit, i cili ka kontratë deri në vitin 2017, kërkon një dëmshpërblim prej 63 milionë eurosh.

“Më pëlqen shumë Cavani, por tërë bota e kërkon. Ai është një lojtar i madh dhe do të mundohemi ta sigurojmë në fund të këtij edicioni”, ka deklaruar Mancini. “Ai është mjaft i mirë për të pasur sukses në Angli dhe besoj se do të bëjmë të pamundurën për të”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button