Gjermani, 4 burra dhe 1 grua u dënuan me burg për abuzim të fëmijëve

Një gjykatë në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Muenster, dënoi një teknik 28-vjeçar të kompjuterit me 14 vjet burg për abuzimin seksual të fëmijëve në 29 raste, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të peshës së krimit të tij, burgimi i burrit mund të zgjatet edhe më tej pas 14 vjetësh, vendosi gjykata.

Burri, identiteti i të cilit nuk u publikua siç është zakon në Gjermani, thuhet se është delikuenti kryesor i një grupi njerëzish të përfshirë në abuzimet seksuale të fëmijëve.

Autorët përdorën teknologji të sofistikuara për të kriptuar komunikimin e tyre në lidhje me abuzimin e fëmijëve, kurse policia siguroi qindra terabajtë video-pamje pas arrestimit të dyshuarit në Muenster vitin e kaluar.

Tre burra të tjerë po asht janë dënuar. Një 36-vjeçar nga Hannover u dënua me 10 vjet burg për abuzim seksual të fëmijëve në katër raste, një 43-vjeçar nga Schorfheide u dënua me 11 vjet e gjashtë muaj burg për pesë raste abuzimi, dhe një 31-vjeçar nga Staufenberg u dënua me 12 vjet burg në gjashtë raste, njoftoi DPA. Dënimet e treshes mund të shtyhen edhe më tej pas përfundimit të dënimeve të tyre me burg për shkak të peshës së krimeve të tyre.

Nëna 46-vjeçare e teknikut të kompjuterit u dënua me pesë vjet burg për bashkëpunimin e saj në krime.

Të gjitha dënimet mund të apelohen, raportoi DPA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button