Ushtarët rus që marshojnë me këngën e “Sponge Bobit” (VIDEO)

Ushtarët Rus këndojnë këngën e SpongeBobit për marshim. Kolona zanore e filmit të animuar ‘SpongeBob Squarepants’ është një hit për ushtrinë ruse, ndërkohë që ushtarët marshojnë. Kjo është bërë e ditur nga një video e postuar në faqen e internetit “English Russia”, ku shfaqen regjimente të ushtrisë ruse, të cilët teksa marshojnë, këndojnë me të madhe këngën e të famshmit personazh vizatimor SpongeBob.

Filmi vizatimor me seri SpongeBob Squarepants është krijuar nga Stefan Hilenburg në vitin 1990, nga ku më pas u bë një sukses botëror. Miliona fëmijë e ndjekin dhe e adhurojnë filmin  vizatimor  “SpongeBob Squarepants”, por askujt nuk ia merrte mendja se dhe ushtarët rus, të trajnuar për të vrarë dhe për të luftuar me teknologjitë më të fundit, të ishin simpatizantë të paqësorit SpongeBob. Faqja që ka postuar videon, shprehet se kjo këngë është kënga zyrtare e ushtrisë ruse gjatë stërvitjeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button