Laudrup i preferuari i tifozerisë madrilene

Danezi Michael Laudrup është bërë mjaft i kërkuar nga disa klube të njohura evropiane, në veçanti nga Man City, që kërkon ta zëvendësoj Roberto Mancinin, i cili është afër shkarkimit. Mirëpo, sipas anketës së bërë me fitozët e Real Madridit, shumica prej tyre kërkojnë Ludrupin trajner të ri të Realit.

Presidenti Florentino Perez, sipas mediave spanjolle ka bërë një parakontratë me Carlo Ancelottin, por dëshira e tifozëve është diçka tjetër, dhe në shumë raste zëri i tyre ka qenë më i vlefshëm se vet kërkesa apo dëshira e zyrtarëve të klubit.

Tash, obligohet Perez që të nis bisedime edhe me trajnerin e Swansea, Michael Laudrup.

Lajme të ngjashme

Back to top button