Shqipëri- dy vajza kapen me 40 kg drogë

Dy vajza kanë rënë në prangat e policisë, pasi u kapën në flagrancë me një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, Shkoder.

Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetaset Manjola Lumnica dhe Isida Plumbi u arrestuan në Muriqan, teksa po tentonin të kalonin kufirin me një automjet tip Fiat Multipla me targë AA 431 FP, në të cilën u gjetën rreth 40 kg kanabis sativa e ndarë në 42 pako. 

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur origjinën dhe destinacionin e drogës, si dhe identifikimin personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rrjet trafiku. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button